Pronat, pastërtia e figurës që nënkupton verifikimin e zyrtarëve të policisë, nëse kanë apo jo lidhje me krimin, si dhe profesionalizmi i tyre, do të jenë tre pikat kyçe të vettingut në policinë e shtetit.
Është kjo arsyeja që pas urdhrit të firmosur, e diela e gjeti në punë Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Por cilat janë procedurat që do të ndiqen për të realizuar vettingun në polici?
Një grup paraprak prej pesë anëtarësh, që pritet të formohet javën që vjen dhe që do të monitorohet nga ndërkombëtarët, ka kohë deri në muajin tetor për të analizuar problemet më të mëdha në Policinë e Shtetit.
Ndërkohë, grupi i dytë që do ketë karakter më teknik, gjer në fund të nëntorit, duhet të përgatisë formatin ligjor të cilit do t’i referohet vettingu në Policinë e Shtetit.
Por ndërsa vettingu në polici ka synim të kontrollojë pasuritë e zyrtarëve të policisë, deri tek policët e thjeshtë, e rëndësishme do të jetë po ashtu edhe kontrolli i pastërtisë së figurës dhe për këtë pritet që të rishikohen të gjitha informacionet e përcjella në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe ankesave, jo vetëm për policët por edhe për efektivët e Gardës së Republikës.
Top Channel mësoi nga burime të sigurta, se një nga modelet më të diskutueshme, që ka rezultuar i suksesshëm, është modeli i ish republikës sovjetike, Gjeorgjisë, që përfshiu nga 2006 deri në 2009-ën, policinë gjeorgjiane, e cila pas një studimi të atëhershëm, rezultoi se kishte paga të ulëta dhe kjo ishte një nga arsyet përse kriminelë edhe të botës së narko-trafikut, ia kishin dalë mbanë të blinin sektorë të rëndësishëm të policisë gjeorgjiane.
Studimi i atëhershëm ekspozoi çështjen e korrupsionit në polici, deri në policinë rrugore, për të cilët rezultoi se ishte e pamundur të udhëtoje disa kilometra, pa të kërkuar lekë në rrugë. Pritet që ky model, më i diskutuari për momentin, të kopjohet fillimisht, ende pa ngritur strukturën e vettingut në policinë shqiptare.
Burimet thonë se po analizohet dhe do të dilet me një konkluzion, për të kuptuar se si përmes vendimeve gjyqësore të Gjykatës Administrative, disa zyrtarë policie fituan grada sipas pozicionit të punës, edhe pse ligji i policisë së shtetit thotë se grada merret përmes konkurrimit dhe vjetërsisë në punë.
Por derisa drafti për vetting në polici të jetë gati, që parashikohet të ndodhë në muajin dhjetor 2017, do të analizohen masat e marra ndaj zyrtarëve dhe policëve, për të kuptuar se për çfarë shkeljesh janë paralajmëruar më së shumti.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...