Komiteti Shqiptar i Helsinkit evidenton disa nga problematikat e gjyqtarëve që shkarkohen nga Vetingu dhe ajo që bie në sy është se 90 % e tyre kanë probleme me pasurinë.
Fshehja, mosdeklarimi ose mungesa e burimeve të ligjshme të pasurisë po penalizojnë mbi 90 për qind të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
KSHH gjirthashtu evidenton se pandemia vonoi edhe më tej procesin duke shënuar dy muaj pa asnjë seancë dhe vendim të shpallur.
Pandemia ka zvarritur në mënyrë të konsiderueshme vettingun në organet e drejtësisë duke shënuar një periudhë prej mbi dy muaj pa seanca dhe vendime në komisionin e pavarur të kualifikimit dhe kolegjin e posaçëm të apelimit. Mbi 9 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorë të shkarkuar penalizohen nga kriteri I pasurisë. Një raport I komitetit shqiptar të Helsinkit për ecurinë e vettingut në shtatë muajt e parë të vitit evidenton se aktiviteti I organeve të vettingu shënoi rënie në muajin mars dhe ndaloi gjatë prillit dhe majit për të rinisur në qershor. Megjithëse administrata e KPK dhe KPA vazhdoi punën në kushtet e izolimit për shkak të pandemisë, përmes komunikimit elektronik dhe telefonik nga shtëpia, sërish mbajtja e seancave dhe shpallja e vendimeve ishte e pamundur.
KSHH evidenton se numri I seancave dhe vendimeve të dhëna mbetet I ulët ndërsa duke iu referuar përbërjes së dy institucioneve të vettingut, rekomandohet shtimi I numrit të seancave përmes zhvillimit të gjykimeve paralele. Konkretisht muajt pa asnjë vendim janë prilli dhe maji, ndërkohë që muajt me intensitet më të madh janë qershori dhe korriku me 13 deri në 19 vendime në KPK dhe KPA. Duke analizuar në tërësi 82 vendimet e shpallura nga KPK dhe KPA deri në fund të korrikut, raporti evidenton se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar janë penalizuar nga kriteri i pasurisë, ku është gjetur mosdeklarim, fshehje apo mungesë e justifikimit me burime të ligjshme. Një numër i vogël të shkarkuarish janë penalizuar nga kriteri I pastërtisë së figurës ndërsa fare pak raste janë shkarkuar për kriterin profesional.
Duke u ndalur tek arsyet e shkarkimeve, KSHH evidenton se KPK duhet të unifikojë mënyrën e analizës financiare për pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në lidhje me kriterin professional, nga monitorimi është konstatuar standard I ndryshëm me gjyqtarë dhe prokurorë të ndryshëm. KPK dhe KPA në disa raste janë mjaftuar me raportin vlerësues të KLD për gjyqtarët dhe prokurorisë së përgjithshme për prokurorët, por në disa raste të tjera, kanë pavarësisht raporteve për kriterin profesional, trupa gjykuese kanë kërkuar informacion të përditësuar nga organet e reja të sistemit si KLP dhe KLGJ.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...