Google ADS

Vetingu, Rama mbron shkurtimet

11:47 | 26 Shtator 2017
arbresh.info

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbrojtur vendimin e marrë një ditë më parë në komisionin e ligjeve për shkurtime të organikës së komisioneve të Vetingut. Shefi i ekzekutivit tha se nuk është e vërtetë që shumë njerëz, do të thotë më shumë punë.

Por, Saimir Tahiri, dikur njeri nga njerëzit me te afërt te Ramës, mori statusin e opozitarit brenda mazhorancës.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Rama ripohoi se në frymën e marrëveshjes së 18 majit, mazhoranca është gati të vazhdojë dialogun me opozitën dhe të pranojë kërkesën e saj për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Por pa kushte, theksoi ai.

Pak para nisjes së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Rama deklaroi se PS do të tërhiqet nga ligji për mbetjet.

Deklaratat u bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes qeverisë dhe deputetëve socialiste.

Por duket se kërkesat nisën ende pa iu tharë mirë boja e firmës, pasi socialisti Paulin Sterkaj ngriti shqetësimin e mungesës së vendeve të parkimit pranë Parlamentit.

Përgjigje të cilën e mori nga vetë kryeministri Rama, që e ftoi bashkë të ecnin ne këmbë nga kryeministria drejt Kuvendit, për të shmangur kështu shqetësimin e parkimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme