Bordi Përzgjedhës caktoi dje anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, duke i hapur kështu rrugën vetingut në Polici, Gardë dhe SHÇBA.
Të parët që do të dalin para komisioneve për t’u përballur me rivlerësimin në tre kritere, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale janë nivelet e larta drejtuese në tre institucionet e mësipërme. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, janë rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA që do t’i nënshtrohen të parët kontrollit të trefishtë, i ngjashëm me kontrollin për gjyqtarët dhe prokurorët.
Ndërkohë, anëtarët e përzgjedhur për të qenë pjesë e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, janë Ana Kapaj, Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja dhe Viktor Bërdo. Nga Universiteti i Tiranës janë përzgjedhur Ela Kërka, Elda Kuka (Balili), Elida Liko, Ledian Rusta dhe Mirela Ujkani (Miti). Ndërsa inspektorët e zgjedhur nga ILDKPKI janë Elvira Dabërdaku, Adriana Meko, Zamira Gjini, Alban Laska dhe Besnik Hodo.
ÇFARË HETON KJV DHE PËRBËRJA
Referuar ligjit për vetingun në Polici, parashikohet se hetimi për drejtuesit më të lartë të Policisë, Gardës dhe SHÇBAsë do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Trupa gjykuese e këtij Komisioni do të përbëhet nga 3 anëtarë të përzgjedhur me short. “Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit vlerëson punonjësit në pozicionet ose me gradat e mëposhtme: drejtor dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm, drejtor departamenti, drejtor i Drejtorisë Qendrore, drejtor e zëvendësdrejtor vendor dhe shef komisariati, në Policinë e Shtetit; komandant e zëvendëskomandant, si dhe çdo oficer me gradë major, nënkolonel dhe kolonel në Gardën e Republikës; drejtor dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm, si dhe drejtor e shef sektori në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, shkruhet në ligj.
Në ligj parashikohet se anëtarët e Komisionit të zgjedhur nga ILDKPKI, duhet të jenë patjetër Inspektorë, ndërsa 6 nga kandidatët për anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, të cilët propozohen nga Rektori i Universitetit të Tiranës, duhet të jenë pedagogë nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë. SEKRETARIATI TEKNIK Bordi Përzgjedhës caktoi dje edhe 15 anëtarët e Sekretariatit Teknik që do të ushtrojë veprimtarinë e tij pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.
Pas konkurrimit, Bordi përzgjodhi Amarildo Kurtin, Arta Lleshin, Eralda Bajollari, Erjena Bashari, Erlisa Shkodrani, Floris Muho, Gent Pejo, Gëzim Selmani, Ilva Mitro, Iva Guçe, Klevi Hajdini, Marjana Çela, Marjeta Përlala, Suela Pashaj dhe Laert Elmazaj. “Përzgjedhja e anëtarëve të Sekretariatit Teknik bëhet nga Bordi i Përzgjedhjes, me procedurë të hapur e transparente, në të njëjtën mënyrë me atë të përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit”, parashikohet në ligj. Ndërsa, organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Teknik përcaktohet me vendim të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.
PANORAMA
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...