Kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu ka folur nga Shkodra për vetingun në polici, ku u shpreh se një nga shtyllat e saj është edhe verifikimi i pasurisë së punonjësve të policisë.
Qëllimi sipas Veliut, është që punonjësit e policisë të implikuar në veprimtari kriminale të largohen nga strukturat e policisë. “Qëllimi i Vettingut në polici është që struktura të jetë me integritet dhe vettingu është ndërtuar mbi tre boshte kryesore: profesionalizmin, integritetin dhe mbi pjesën e pasurive. Patjetër në vetting do të kalohen të gjithë strukturat nga unë deri te punonjësi më i fundit. Qëllimi është që punonjës që kanë qenë të implikuar apo shkallë të ulët profesionalizmi, largohen nga strukturat e policisë së shtetit”, tha z.Veliu, shkruan top channel.
Kreu i policisë tha se do të vazhdojë pa ndërprerje goditja e grupeve kriminale, ku do të bëhet dhe evidentimi i numrit të personave që kanë ushtruar aktivitet kriminal vitet e kaluara në kultivimin e bimëve narkotike.
“Do vazhdojë pa ndërprerje goditja e strukturave kriminale, prioritet i dytë lufta dhe goditja që do t’i bëhet evidentimit të numrit të personave që janë evidentuar gjatë viteve të kaluar si persona që kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin në maksimum të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike”, tha Veliu./Top Channel
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...