Google ADS

Vetingu në polici, radhën e ka Tonin Vocaj

10:08 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj do të jetë sot përballë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për tiu nënshtruar procesit të vetingut.

Seanca dëgjimore do të mbahet në orën 12:00.

Seancat e Vettingut në polici nisën zyrtarisht në 5 nëntor, ku i pari që doli para komisionit ishte Oltion Shehu, shef i ankesave në Tiranë, i cili u përjashtua nga policia, ndërsa i dyti Adriatik Ago, zëvendës drejtor i SHÇBA-së, u konfirmua në detyrë.

Ndërkohë Ernest Dimashi me funksion drejtor i teknologjisë së informacionit në policinë e shtetit u largua nga detyra me dorëheqje pak javë para se të niste vetingu.

Pak dite me pare dha doreheqjen shefi i IT./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme