Një punonjës i policisë është vetëvrarë me armën e shërbimit, mbrëmjen e sotme në Delvinë, Shqipëri.
Sipas uniformave blu, Eduart Beqiraj, 54 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij.
54-vjeçari ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar efektivin të ndërmarrë këtë akt, ndërsa burime bëjnë me dije se jetonte i vetëm, pasi ishte i divorcuar.
Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:Delvinë/Informacion paraprak
Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?