Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në burgun e Zaharisë në Krujë.
Një 48-vjeçar nga Berati i ka dhënë fund jetës në burgun e Zaharisë, ku edhe vuante dënimin.
Sipas policisë “ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:30, ku në ambientet e burgut Zahari, Krujë, është gjetur i vetëvarur shtetasi T.Z. (i dënuar për vrasje) 48 vjeç, banues në Berat”.
Nga ana e policisë kryen veprimet e para procedurale në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe dyshohet se ky shtetas është vetëvarur me çarçaf në ambientet e burgut.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, materialet për 48 vjeçarin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...