Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pretendon se ndaj 47-vjeçarit Ardian Kallami nga fshati Barbullush i Vaut të Dejës, nuk është ushtruar dhunë fizike.
Trupi i të ndjerit, i cili i dha fund jetës duke u vetëvarur pak orë pasi doli nga komisariati i policisë është këqyrur në prani të djalit dhe vëllait të viktimës dhe nuk ka rezultuar me shenja dhune ndryshe nga ç’pretendonin familjarët 1 ditë më parë.
Megjithatë, SHÇBA pritet të pezullojë disa punonjës policie deri në përfundim të hetimeve, të cilët kanë marrë në pyetje viktimën i që ishte shoqëruar si i dyshuar për vjedhjen e banesës së komshiut. Efektivët dyshohet se kanë ndikuar në rëndimin e gjendjes psikologjike të 47-vjeçarit në ndërmarrjen e aktit të rëndë të vetflijimit.
SHÇBA po verifikon trajtimin konform procedurave standarde që i është bërë Ardian Kallamit gjatë shoqërimit në komisariat si dhe një deklaratë që dyshohet se është plotësuar nga viktima megjithëse familjarët pretendojnë se ai nuk dinte shkrim e këndim.
“Unë Ardian Ndreli Kallami ju garantoj se brenda dy ditëve do shkojnë materialet tek banesa e fqinjit Mandit. Deklaroj nën përgjegjësinë time se çfarë deklarova më sipër ishin në vullnetin tim dhe që mos kryeja e kësaj pune që premtova jam dakord për të mbajtur përgjegjësi ligjore”.
Ky është rasti i dytë në një kohë të shkurtër, pas 27-vjeçarit Enea Ftoj në Korçe, ku familjarë akuzojnë policinë e shtetit për ushtrim dhune deri në vdekje në mjediset e komisariateve. Shqetësimin abuzimet në komisariate e ka ngritur herë pas here edhe avokati i popullit./Top Channel
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?