Edhe pse një nga aeroportet më të shtrenjta në rajon dhe Europë, aeroporti i Tiranës ofron shërbimin më të dobët për udhëtarët.
Një ditë më parë qytetarëve që kanë udhëtuar nga Roma për në kryeqytet me linjën e mesditës, u është dashur të presin afro 1 orë për të marrë bagazhet, nga momenti kur kanë zbritur nga avioni.
Pothuajse aq sa ka zgjatur fluturimi, kanë pritur për të marrë valixhet. Disa pasagjerë u interesuan pranë autoriteteve për arsyet e pritjes së gjatë dhe të pakuptimtë dhe mësuan se shkak ishte fakti se për të transportuar bagazhet kishte një punonjës të vetëm.
Këtë version e konfirmuan për Tv Klan edhe drejtuesit e aeroportit, të cilët pranuan se për t’u shërbyer me qindra pasagjereve që paguajnë çmimet më të kripura në rajon dhe Europë, kanë lënë në detyrë vetëm një punonjës.
Katër punonjësit e tjerë të shërbimit u ishin nënshtruar disa procedurave të sigurisë, një procedurë që ndodh rëndom, por koncesionare që ka fitime marramendëse nga aeroporti, nuk ka menduar t’i zëvendësojë ata.
Të pyetur se kush mban përgjegjësi për këto vonesa, përfaqësues të koncesionit nuk dhanë asnjë shpjegim.
Aeroporti i Rinasit ka tarifat më të larta të shërbimit, një shkak ky pse qytetarët shqiptarë paguajnë edhe biletat më të kripura në kontinent.
Por shërbimi që ai ofron është shumë larg standardeve, si përsa i përket raportit me çmimet, ashtu edhe në krahasim me aeroportet e vendeve fqinje, që aplikojne tarifa disa herë më të ulta dhe kanë shërbime disa herë më të larta për qytetarët e tyre./Tvklan
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...