Google ADS

Vetëm në korrik, mbi 1 milionë njerëz hynë në Shqipëri përmes aeroportit “Nënë Tereza”

08:08 | 4 Gusht 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se vetëm në muajin korrik kanë hyrë në Shqipëri mbi 1 milionë njerëz përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërndarë pamje nga aeroporti i cili duket i stërmbushur me njerëz.

“MIRËMËNGJES dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme