Vetëm 750 vetë në ditë do kalojnë nga Kakavija

17:26 | 10 Gusht 2020
Arbresh.info

Nga 17 gushti, Greqia do të kufizojë numrin e udhëtarëve që lejohen të kalojnë në doganën e Kakavijës.

Sipas njoftimit të bërë pak më parë, nga Kakavija do të lejohen të kalojnë vetëm 750 vetë në ditë, ndërsa bëhet i detyrueshëm testi PCR, pra testi negativ i bërë në 72 orët e fundit.

Testi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare tokësore.

Asnjë përjashtim, nuk do të ketë, madje as për shtetasit grekë. Testi bëhet në vendin nga niset udhëtari dhe koston e paguan vetë personi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme