Google ADS

Vetëm 3 vatra aktive zjarri në Shqipëri

16:22 | 21 Korrik 2022
E.H

Në Shqipëri janë aktive vetëm tre vatra zjarri.

Dy prej tyre janë në Durrës dhe një në Tropojë.

“Aktualisht janë aktive tri vatra, të cilat po zhvillohen me intensitet të ulët: vatra në fshatin Lekbibaj në bashkinë Tropojë, në fshatin Shetaj dhe Bizë të bashkisë Durrës.

Ndërsa 24 vatrat e zjarrit që ishin një ditë më parë janë shuar, duke përfshirë edhe tri vatrat në Qarkun e Lezhës: në Balldren, në zonën pyjore në Orosh si dhe vatra në fshatin Bërzanë, ku flakët rrezikuan zonën e mbrojtur.

“Favorizimi nga era bëri që në një kohë relativisht të shkurtër zjarri të merrte përmasa të menjëhershme. Por angazhimi i 105 forcave operacionale, prej tyre 60 Forca të Armatosura, të shërbimit zjarrfikës, të shërbimit pyjor, Policisë së Shtetit, vullnetarë dhe sektori i emergjencave të bashkisë Lezhë si dhe me ndërhyrjen nga ajri të helikopterit Cougar bëri të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e tij në kohë rekord.Gjithashtu janë shuar vatrat në fshatin Malajgji të Bashkisë Vau i Dejës dhe një vatër në kurrizin e Moravës, në Devoll.”

Për menaxhimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë 24 orëve janë angazhuar gjithsej 435 forca operacionale, 27 mjete tokësore dhe një helikopter Cougar.

Në Dibër, një 48-vjeçar është proceduar penalisht pasi nga pakujdesia ka ndezuar zjarr pranë varrezave të Maqellarës, duke shkaktuar djegien e e nje sipërfaqe toke me barishte.Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme