Vetëm 24 vjeç, por komandonte bandën në Itali

16:56 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Operacioni “Karavan” i karabinierëve italiane të qytetit të Udines ka çuar në arrestimin e 7 personave, anëtarë të një bande që merrej kryesisht me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, raportojnë sot mediat lokale. Por, hetimet kanë zbuluar se ata janë përgjegjës edhe për disa vjelje, shfrytëzëm prostitucioni të vajave të mitura dhe shantazh.

Personat e arrestuar janë të kombësive shqiptare, kosovare, marokene, nigeriane e italiane.

Shqiptarët e arrestuar janë; Adriatik Kalemaj, 24 vjeç, i ati i tij Agim Kalemaj, 60 vjeç, dhe kosovari Fatos Sinani, 27 vjeç.

Hetimet e operacionit Karavan kanë nisur më vitin 2015, pas sekuestrimit të rreth 3 kg kokainë e sekuestrimit të rreth 11 mijë euro në shtëpinë e njërit prej anëtarëve të bandës.

Ndaj 7 anëtarëve të bandës është ekzekutuar urdhri i arrestimit me burg dhe i arrestit shtëpiak.

Koka e bandës ishte 24-vjeçari shqiptar Adriatik Kalemaj, i ri, por mjaftueshëm “karizmatik dhe i dhunshëm” për të mbajtur nën kontroll gjithë të tjerët, ka thënë kreu i karabinierëve të Udines Alberto Granà.

Në mungesë të shefit, në krye të bandës ishte babai i tij Agimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm