Vetëdorëzohet në polici vrasësi i mjekut në Shkodër

20:27 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Dritan Ymeri, autori i vrasjes me plumb në kokë të mjekut Ilir Aliaj në Shkodër më 1 Korrik, është vetdorëzuar në komisariatin e Shkodrës. Lajmi konfirmohet nga policia e Shkodres.

Pas kontrollovetë shumta të kryera nga forcat policore, pamundësisë për tu larguar falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë, si dhe pas negociatave të pandërprera me familjarët, është vetdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, autor i vrasjes së shtetasit I. A., ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2017, shtetasi Dritan Ymeri, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndaj këtij shtetasi ,ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale shtesë në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme