Verifikohet rasti i djalit me temperaturë 40, dyshohet për grip dhe jo koronavirus

23:42 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Është paraqitur ambalanca në shtëpinë e djalit që ishte me temperaturë 40 gradë prej një jave. Personi në fjalë që mbetet i paidentifikuar ka telefonuar disa herë në numrin 127 por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sfafi i Open pasi mësoi rastin, telefonoi shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili tha që do ta zgjidhte këtë situatë. Ai shkoi personalisht në shtëpinë e rastit në fjalë.

Pasi mori numrin e djalit nga stafi i Open, shefi i Urgjencës Kombëtare i ka kaluar numrin njësisë për të verifikuar rastin.

‘Unë do të verifikoj të gjithë ato që mu thanë në studio dhe nesër do ju dërgoj një raport të plotë. Do theksoj edhe një herë. Kur merrni 127 dhe nuk ju përgjigjet askush mos e mbyllni telefonin, pasi sistemi është i tillë që kur mbyll shkëputesh nga linja e humb radhën e telefonatës’- tha Brataj.

‘Zotëria ishte shumë mirë, kishte simptomat e gripit. Zotëria kërkonte që të bënte tamponin pasi kishte pasur kontakt me persona që janë në karantinë. Rasti nuk përbënte rrezikshmëri të lartë. Ai kishte 3 ditë me temperaturë rreth 38, 38 e gjysëm. Zotëria nuk kishte shenja për Covid-19, por një grip sezonal’- tha Brahaj pasi u verifikua rasti në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme