Moti i mirë dhe temperaturat e ngrohta këtë fundjavë kanë zbrazur kryeqytetin dhe ka mbushur me vizitorë qytetet bregdetare.
Durrësi është mbushur nga qytetarë që kanë zgjedhur që ditët e pushimit ta kalojnë duke shëtitur, pirë kafe apo drekuar buzë detit.
Kjo fundjavë ka qenë zgjedhja ideale edhe për vizitorët nga Kosova apo qytete të tjera që shijuan bregdetin shqiptar.
“Vizitorë të ardhur nga Kosova, qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe vendas kanë zgjedhur Shëngjinin për të pushuar nën rrezet e diellit dhe temperaturave të larta të rralla për stinën e dimrit. Ata shprehen së kushtët e favorshme, bukuritë natyrore e bëjnë Shëngjinit të vizitueshem në cdo stinë të vitit”.
Besnikët e përhershëm, qytetarë nga Kosova nuk munguan as këtë fillim Shkurti në Shëngjin.
Këtë periudhë, pushuesit vlerësojnë maksimalisht bregdetin e Shëngjinit, duke deklaruar se do vijojnë ta frekuentojnë plazhin derisa moti t’i favorizojë.
Tv Klan
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...