Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu u shpreh sot se, pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë zona të territorit të vendit tonë, sot situata paraqitet më e qetë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive, theksoi Vëngu në një postim në rrjetet sociale.
Aktualisht, nënvizoi ai, vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë-Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara, pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
Ministri shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat operacionale, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura, Policinë, Shërbimin Pyjor, Zonat e Mbrojtura dhe vullnetarët për punën e palodhur dhe angazhimin maksimal.
‘Përkushtimi i tyre i përbashkët ka qenë vendimtar në minimizimin e dëmeve dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve’, theksoi Vëngu./Atsh
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...