Ministri i Mbrojtjes i Shqipëriaë, Pirro Vengu ka zhvilluar një vizitë në Francë, ku është takuar me homologun Sebastien Lecornu.
Në një postim në Facebok, Vengu shkruan se mes tyre u diskutua lidhur me projekte për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Megjithatë, Vengu nuk jep detaje rreth këtyre projekteve për të cilat shkruan se do të jenë “konkretë në të ardhmen e afërt”.
“Mirënjohës homologut francez Sébastien Lecornu, për vëmendjen kushtuar Shqipërisë dhe rolit të saj në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore. Diskutuam rreth projekteve konkrete në të ardhmen e afërt për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja mbrojtëse, në përputhje me objektivat e përbashkëta të NATO-s.
Në vijim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht pas vizitave të ndërsjella të presidentit Macron dhe kryeministrit Rama dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare të nivelit më të lartë, bashkëpunimi ynë mbështetet edhe në dimensionin gjithnjë e më të rëndësishëm të industrisë ushtarake”, shkruan ministri.
/rtsh.al/
Atilla përqafon Xhenetën dhe Rovenën
A do ta urojë Putini Trumpin?
Hoxhaj uron Trumpin: Kosova, një mik i palëkundur i SHBA-së
Begaj uron Trumpin: Shqipëria vlerëson miqësinë me SHBA-të
Arrestohet një person në Ranoc të Klinës, iu gjet në veturë ...
Sveçla priti ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin B...