Vendosen afatet, kur mund të pranohen kandidatët për kreun e ri të PD-së

16:30 | 3 Maj 2022
L G

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur afatet për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie. Kandidaturat për kreun e ri të PD do të nisin të pranohen nga dita e sotme dhe afati përfundimtar për kandidatët do të jetë data 5 maj, ora 00:00.

Kujtojmë se zgjedhjet për kreun e PD, me vendim të Kuvendit Kombëtar të 30 prillit do të mbahen në 22 maj. Deri më tani i vetmi që e ka pranuar publikisht që do të garojë për kreun e ri të PD-së është Sali Berisha.

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur afatet për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie. Kandidaturat për kreun e ri të PD do të nisin të pranohen nga dita e sotme dhe afati përfundimtar për kandidatët do të jetë data 7 maj, ora 12:00.

Ish-kryetari Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë më 21 mars ndërsa theksoi se duke marrë këtë veprim i hap rrugën ribashkimit të partisë. Pas largimit të Bashës, selia slu mbeti në drejtimin e nënkryetarit Enkelejd Alibeaj. Pas Kuvendit Kombëtar të 30 prillit ky i fundit u shkarkua dhe Komisioni i Rithemelimit shpalli edhe vakancën për kreun e ri të Grupit Parlamentar të PD-së. /abcnews.al/

Të ngjashme