Vendimi për Tahirin, çfarë tha Lulzim Basha 3 ditë më parë

20:16 | 12 Maj 2018
Trina Galanxhi

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ende nuk ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, por ai pati paralajmëruar 3 ditë më parë për arrestimin e ish ministrit të brendshëm.

Sipas Bashës, Tahiri do të arrestohet vetëm sa për sy e faqe. Basha deklaroi se largimi i Hajdarmatajt dhe emërimi i prokurores së re u bë me të vetmin qëllim që të zhdukeshin provat për Tahirin.

Ja çfarë tha Basha 3 ditë më parë:

A është shkarkuar Hajdarmataj se në dosjen hetimore po mblidheshin të tjera prova te mjaftueshme për Tahirin dhe lidhjen e tij me Ramën?

A është emëruar prokurorja e re për të shkatërruar këto prova për Tahirin qoftë edhe duke e dorëzuar Sajmir Tahirin në mënyrë të kontrolluar tek drejtësia? Që do të thotë e arrestojmë për sy e faqe dhe pastaj e shpallim të pafajshëm duke shkatërruar çdo provë.

Një gjë është e sigurtë: Edi Rama po bën gjithçka të shpëtojë Tahirin./SotNews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme