Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka sqaruar vendimin e qeverisë për pezullimin e regjistrimit të titujve të pronësisë në bregdet.
E ftuar në emisionin “Real Story”, Gjonaj tha se me pronat në bregdet situata është alarmante. Ministrja e Drejtësisë u shpreh se po identifikohen pronat e tjetërsuara në shkelje të ligjit.
“Situata është alarmante, shteti nuk ka të regjistruar asnjë pronë të tij. Dhe ne këtë po bëjmë, në fillim po regjistrojmë pronat shtet. Po identifikojmë ku ka prona që i përkasin shtetit, t’i jepen shtetit, dhe ku ka privati, t’i jepen privatit.
Ka ndodhur që një tokë është regjistruar në ZRPP, dhe në një kohë është dhënë tjetër pronësi pa u verifikuar në hipotekë. Ka patur edhe raste kur vendimi i gjykatës e ka rritur sipërfaqen e pronës dhe në një kohë kur duhej ankimuar, nuk është bërë”, u shpreh Gjonaj.
Ministrja Gjonaj komentoi edhe vendimin e parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që përjashtoi nga drejtësia gjykatësin e Kushtetueses Fatos Lulo. Sipas Gjonaj, vendimi nuk ka se si të jetë hakmarrje e qeverisë, pasi trupa e KPK është e pavarur dhe monitorohet nga ONM.
“KPK është i përbërë nga anëtarë që nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë dhe me PS-në. Janë zgjedhur nga organe krejtësisht të pavarura dhe monitoruar nga OMN. Në këtë mënyrë nuk mund të flasim në asnjë moment për hakmarrje. KPK ndërmerr një proces që është hetim administrativ, nuk ka një proces që lidhet me mënyrën sesi këta anëtarë kanë kryer një vepër penale apo jo”, përfundoi Gjonaj.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit