Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk pranon të bëjë komente mbi çështjen.
Pyetur nga Top Channel, zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, thotë: “Ne nuk komentojmë në çështje apo vendime individuale, sepse BE respekton pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.”
Në përgjigjen e kthyer nga Koçijançiç theksohet edhe fakti se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda do të apelohet dhe procesi do të vijojë.
Saimir Tahiri u dënua me pesë vite heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të jetë në shërbim prove, duke mos bërë asnjë ditë burg.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...