Edhe ditën e sotme, PD ka vazhduar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai po mbron ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.
Ka qenë deputeti i PD-së, Flamur Noka, ku nga foltorja e selisë blu, u shpreh se kanabizimi i vendit ka qenë një projekt që është ideuar nga Edi Rama.
Nga ana tjetër, Noka ka theksuar se Komisioni Hetimor që është ngritur për hetuar situatën e drogës vitet e fundit, do të bëjë gjithçka për të provuar se ishe Edi Rama që lejoi kanabizimin e Shqipërisë.
Noka e mbylli deklaratën e tij, duke theksuar se vendi Saimir Tahirit bashkë me Edi Ramën, është në burgun 313.
Deklarata e plotë e PD-së.
PD ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se po mbron ish-ministrin Tahiri. Në një dalje për mediat nga selia blu, depeuteti demokrat Flamur Noka tha se pavarësisht se Tahiri nuk ka më imunitet, po luhet një pazar me Ramën, duke thënë se si Rama ashtu edhe Tahiri e kanë vendin tek burgu 313.
Deklarata e Flamur Nokës
Sot është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet.
Mosarrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ish Ministrit të Brendshëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamentar, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të kryeministrit.
Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Tahiri është pa imunitet, është dëshmia e pazarit Rama-Tahiri për të mbyllur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm.
Pazari Rama – Tahiri është pazari për të mbuluar se:
· Edi Rama është arkitekti i kanabizimit të vendit, projekt të cilin e përdori për të blerë zgjedhjet nëpërmjet krimit dhe drogës.
· Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së Ramës me çdo grup të pushtetëshëm kriminal në Shqipëri.
· Edi Rama është peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij, dhe Saimir Tahiri disponon provat që lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës.
Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, Komisioni hetimor parlamentar do të bëjë gjithçka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi I Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313.
Kujtojmë se pak ditë më parë, ish-ministrit i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim nga prokuroria për lidhje me trafikun e drogës, hoqi dorë nga mandati i deputetit, në të njëjtën kohë edhe nga imuniteti që gazonte nga mandati.
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...