Grupi sipërmarrës italian AON, i pari në botë që ofron konsulencë ndaj rreziqeve, në bashkëpunim me Roubini Global Economics e The Risk Advisory Group ka publikuar Raportin e ri të “Risk Map”, harta e vendeve me rrezikun më të madh të sulmeve terroriste.
Për herë të parë në këtë hartë shfaqet shteti i Vatikanit.
Sipas të dhënave që mund të konsultohen në këtë botim, përgjatë vitit 2016 atentatet terroriste në botë janë rritur me 14% në krahasim me një vit më parë. Ekzaktësisht më vitin 2016 numërohen rreth 4151 sulme terrorist në botë kundret 3633 të vitit 2015.
Në vendet Perëndimore, atentatet terroriste në vitin 2016 janë rritur me 176%, (96 atentate të tilla në 2016, kundrejt 35 të kryera përgjatë një viti më parë.) Sipërmarrjet e naftës e gazit kanë qënë shënjestra kryesore e rreth 41 % të këtyre sulmeve terroriste më 2016, e kjo tendencë po vazhdon dhe përgjatë 2017.
Sipas “Risk Map” 17 janë vendet më të ekspozuar ndaj rrezikut terrorist ndërkombëar e që përbëjnë epiqëndra paqëndrushmërie e një rrezik i ndjeshëm për vendet e tyre fqinje.
Tre rrathët e vendeve me rrezik të lartë terrortisit shtrihen në Afrikë, në Mesdhe e deri në Atlantik përmes Mesdheut Lindor e Azisë Jugore.
Sipas raportit “Risk Map”, rreziku i terrorizmit ndëkombëtar si kurrë më parë është mjaft i lartë në të gjithë botën e në mënyrë të vecantë në territorin e Europës Perëndimore.
Në këtë hartë Shqipëria është renditur ndër vendet me rrezik mesatar nga sulmet terrorizmit ndërkombëtar.
Në krye të listës së vendeve më të prekura nga terorizmi me objektiv sektorin e energjitik qëndrojnë shtetet Nigeria e Kolumbia, ku sulmet terroriste kanë reduktuar me 36 % prodhimin e naftës . Ndërsa vendet më të prekura nga ky reduktim prodhimi janë Arabia Saudite, Rusia, Irani, nezuela e SHBA.
Një tjetër analizë e dalë nga ky Raport është fakti se janë shtuar nga viti në vit dhe rreziqet politike të cilat shkaktojnë në mjaft vende paqëndreushme politike të lidhura me grushte shteti, luftë mes vendesh, revolta e luftëra civile.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...