Ditët e nxehta të verës dhe pushimet e verës nxisin konsumin e birrës. Përbërësit e birrës janë të thjeshtë: Ujë, majaja e birrës, lupo dhe malto. Ajo prodhohet nga tharmëtimi i lëndëve me bazë niseshtenë, zakonisht përdoret elbi.
Birrat vijnë me shije dhe ngjyra të ndryshme. Shtete të ndryshme të Europës (ca më shumë dhe ca më pak) kanë zhvilluar industrinë vendase të prodhimit të birrës. Si krahasohet Shqipëria me rajonin dhe Europën…
0.5 l birrë, prodhim vendas, në Shqipëri kushton mesatarisht 0.78 dollarë, sipas të dhënave që ka publikuar portali Numbeo. Në krahasim me vendet e tjera të Europës, renditemi të shtatët për birrën vendase me të lirë, por në krahasim me vendet fqinja, birra shqiptare është më e lirë se birra maqedonase dhe malazeze.
Më lirë se në të gjithë Europën, birra vendase është në Serbi, ku 0.5 litra kushton sipas Numbeo-s, 0.63 dollarë. Në vend të dytë për çmim më të lirë të birrës në Europë është Bosnje dhe Hercegovina ku një litër birrë vendase kushton 0.67 dollarë. Ndërsa në shtëpinë e birrës, Çeki, 0.5 litër kushtojnë 0.68 dollarë.
Në Kosovë birra vendase kushton 0.71 dollarë për 0.5 litër.
Më të shtrenjtat në rajon për sa i përket birrës vendase janë Maqedonia, ku 0.5 litër kushton 0.83 dollarë dhe Mali i Zi, ku 0.5l birrës vendase kushton 0.98 dollarë.
Vendet më birrën më të shtrenjtë
Birrën më të shtrenjtë vendase do ta blini në Norvegji, ku 0.5 litër kushton 3.76 dollarë. Vendet e Europës Veriore kanë një çmim më të lartë të birrës vendase krahasuar me pjesën tjetër të Europës. Në Islandë, 0.5 litër birrë mund ta blesh për 3.28 dollarë, në Finlandë për 2.85 dollarë, në Irlandë 2.72 dollarë.
Çmim më të lartë në krahasim me pjesën tjetër të Europës ka edhe Anglia me Francën, ku përkatësisht 0.5l birrë vendase kushton 2.19 dhe 2 dollarë. /Monitor
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite