Vendet e Ballkanit Perëndimor sot janë në formë shumë më të mirë se gjatë viteve ’90, por është Bashkimi Europian që po has në probleme, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Është sikur një mallkim i Ballkanit. Kur BE ishte në gjendje më të mirë, ne ishim më keq”, tha Rama gjatë një konference të organizuar nga grupi “Miqtë e Europës” në Bruksel, transmeton portali arbresh.info
“Tani kur ne jemi mirë, BE-ja po has në probleme”, shtoi ai.
Ai vuri në dukje se rajoni më në fund i është kthyer pajtimit dhe bashkëpunimit, bazuar në standardet dhe kërkesat e BE-së.
“Ballkani në përgjithësi, ndërsa Shqipëria në veçanti dëshiron të bëjë përparim, por nëse perspektiva për anëtarësimin në BE është vetëm një iluzon, atëherë gjërat mund të shkojnë keq”, tha Rama.
Ai shtoi se Rusia dhe Kina kanë shumë për ofruar dhe do të përpiqen që të “fitojnë” Ballkanin.
“Nëse BE nuk dëshiron praninë tonë në bllok, atëherë mund të lindin probleme të shumta, që më pas do të kushtojnë shumë shtrenjtë për ne”, shtoi Rama./arbresh.info/
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll