Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, pasditen e sotme kanë inspektuar portin e Durrësit.
Veliu dhe Gazheli kanë theksuar se bashkëpunimi mes Policisë Kufitare, autoriteteve doganore dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut është në nivele të shkëlqyera. ashtu edhe të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë apo të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Të dy drejtorët u kanë kërkuar personelit respektiv dhe nëpërmjet një telegrami gjithë pikave kufitare, që të punojnë me përkushtim dhe të rrisin kontrollet në dalje dhe në hyrje, pasi nisur nga përvojat e viteve të kaluara në raste festash, elementë të ndryshëm tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe kontrabandës.
Ata kanë theksuar se viti 2021 do shënojë nivele më të larta të bashkëpunimit në interes të përbashkët, për goditjen e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme.
Port Durrës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, pasditen e sotme kanë inspektuar portin e Durrësit, për të parë nga afër zbatimin e masave të përbashkëta që kanë si qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kryesisht të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet ackizë, si dhe masat e përbashkëta për të mos krijuar vonesa në lëvizjen e mjeteve dhe të qytetarëve, për të ofruar një shërbim sa më cilësor, pavarësisht fluksit të ulët për shkak të pandemisë COVID-19. Veliu dhe Gazheli kanë theksuar se bashkëpunimi mes Policisë Kufitare, autoriteteve doganore dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së qarkut është në nivele të shkëlqyera. Koordinimi dhe shkëmbimi i informacioneve ka bërë të mundur që gjatë vitit që po mbyllet të shënoheshin një sërë rezultatesh pozitive, qoftë në drejtim të goditjes së tentativës për trafikim të drogave të forta, ashtu edhe të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë apo të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Të dy drejtorët u kanë kërkuar personelit respektiv dhe nëpërmjet një telegrami gjithë pikave kufitare, që të punojnë me përkushtim dhe të rrisin kontrollet në dalje dhe në hyrje, pasi nisur nga përvojat e viteve të kaluara në raste festash, elementë të ndryshëm tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe kontrabandës. Veliu dhe Gazheli kanë uruar punonjësit e Policisë Kufitare dhe ata të doganës dhe kanë theksuar se viti 2021 do shënojë nivele më të larta të bashkëpunimit në interes të përbashkët, për goditjen e krimeve ndërkufitare dhe trafiqeve të paligjshme./TCH
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...