Velipojë, 12-vjeçarja vetëvritet aksidentalisht me armë gjahu

20:16 | 10 Shkurt 2021
Arbresh.info

Një 12 vjeçare është vetëvrarë në Velipojë pasi ka qëlluar veten aksidentalisht me armë gjahu tip ‘çifte’. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Baks Rrjollë, në banesën ku ndodhej e mitura.

Mbetet e paqartë se kujt i përket arma dhe si ndodhi ngjarja tragjike. Policia bën me dije se e mitura u plagos rreth orës 16:05, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Velipojë/Informacion Paraprak: Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu Çifte shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe , banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme