Google ADS

Veliaj: Zgjedhjet nuk janë shaka

12:47 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë bilancit të punës në njësinë nr.9, deklaroi se “zgjedhjet nuk janë shaka, por një mënyrë për të zgjedhur mes gjumit apo punës”
“Bashkia do të vazhdojë të punojë për urbanizimin”, deklaroi Veliaj, para se të sulmonte kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“E dëgjova duke thënë se do të jetë kryeministri i ekonomisë. As sahatin nuk ia rregulloi dot Tiranës për 4 vite”, tha Veliaj. Kryebashkiaku foli edhe për situatën e skuadrës së futbollit të Tiranës, që ra në kategorinë e parë. “Sot, Tirana do të ishte krejt tjetër po të mos ishte për borxhet e Lulit. Po shikoj që po përdorin politikisht çdo gjë, por tifozëve të Tiranës u kujtoj se kush i lau 452 milionë lekë borxhe që kishte klubi”, deklaroi Veliaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme