Një grup turistësh italianë që vijnë shpesh në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, mbollën edhe disa pemë për gjelbërimin e qytetit.
Veliaj i falënderoi turistët jo vetëm për kontributin që japin në ekonominë e qytetit, por edhe për mbështetjen në mbjelljen e pemëve.
“Jam shumë entuziast për gjithë miqtë që na kanë ardhur, kryesisht turistë italianë, që vijnë këtu për një kujdes shumë të specializuar mjekësor, për turizëm, e sigurisht edhe për të lënë diçka mbrapa në qytet. Ndaj, u jam shumë mirënjohës për të gjitha pemët e dhuruara”, u shpreh ai.
Kryebashkiaku vlerësoi faktin që turistët e huaj zgjedhin Tiranën për të kryer kontrollet e tyre mjekësore, duke krijuar kështu një lloj të veçantë turizmi, si ai mjekësor. Veliaj theksoi se ky turizëm sjell në qytet njerëz që qëndrojnë disa ditë, të cilat i japin ekonomisë më shumë të ardhura që vijnë nga hoteleria, udhëtimet, vizitat dhe restorantet.
“Një qytet që është mendje-hapur, që është zemërhapur, që i mban dyert e hapura, ku njerëzit flasin gjuhë të huaja, ku kultura e shërbimit është dinjitoze, është qytet i së ardhmes. Ne kemi nevojë për njerëz që kalojnë kohë në Tiranë, jo vetëm për ata që bëjnë një xhiro në sheshin “Skënderbej” dhe pastaj largohen. Kemi ende shumë për të bërë si bashki, edhe me sipërmarrjet fantastike që po sjellin një lloj të ri turizmi në vendin tonë, që është turizmi mjekësor”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Turistët italianë vlerësuan transformimin që po pëson çdo ditë Tirana, duke theksuar se dallimi me disa vite më parë është shumë i madh. Ata u shprehën se shohin një Tiranë ndryshe, më të pastër dhe të përmirësuar nga infrastruktura./tch
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit