Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që zhvendosen për të jetuar në Tiranë që të rezervojnë online dhomën në konviktet e “Qytetit Studenti”.
Veliaj shprehet se regjistrimi mund të bëhet fare lehtë, ashtu siç veprohet për një udhëtim apo hotel, përmes aplikacionit “Tirana ime”.
“Përshëndetje të gjithë studentëve që kanë ardhur në Tiranë. Mirë se keni ardhur! Duam të regjistroheni ashtu siç bëni për një udhëtim apo hotel në aplikacionin “Tirana ime”.
Tek aplikacioni mund të regjistroheni për konviktin tuaj që është i ri dhe modern. Mezi presim t’ju kemi pjesë të Tiranës tonë”, thotë Veliaj.
/rtsh.al/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...