Google ADS

Veliaj takon kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, jep lajme të mira për Tiranën

14:41 | 26 Shtator 2024
K.B

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar me kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, në New York.

Veliaj ka dhënë disa lajme të mria për Tiranën, ku tha se për të gjithë ata që që duan natyrën, Shtegu i Liqeneve, që lidh Farkën me Liqenin Artificial dhe Liqenin e Thatë, do të sjellë një infrastrukturë të shkëlqyer për “mushkëritë e gjelbra” të qytetit, shkruan Arbresh.info

Postimi i tij:

Kënaqësi të takoja mikun tim, kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, në Nju Jork.

Disa lajme të shkëlqyera për Tiranën: do të sjellim #ECOLE42 dhe “Plug and Play Tech Center” te Piramida, si vazhdim i arsimit dixhital pas Tumo Tirana. Kjo do ta bëjë Tiranën qytetin e vetëm ku arsimi dixhital konsiderohet një e drejtë njerëzore për çdo fëmijë dhe të ri, duke i përgatitur (plotësisht FALAS) për punët e së ardhmes!

Për të gjithë ata që duan natyrën, Shtegu i Liqeneve, që lidh Farkën me Liqenin Artificial dhe Liqenin e Thatë, do të sjellë një infrastrukturë të shkëlqyer për “mushkëritë e gjelbra” të qytetit tonë!

Faleminderit AADF – le t’i bëjmë realitet këto projekte!/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme