Bashkia e Tiranës është dakordësuar me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe shumë shpejt do të nisë puna për krijimin e një parku linear, që do të lidhë Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës me Parkun e Liqenit të Farkës. Lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit përmbyllës të fushatës së mbjelljes së pemëve për këtë sezon.
“Sapo kemi dakordësuar me Fondin Shqiptaro-Amerikan që të bëjmë një tjetër park, por kësaj here një park linear që e lidh Parkun e Liqenit të Tiranës me Parkun e Liqenit të Farkës, për të gjithë ata që duan të vrapojnë dhe kanë energji, ta bëjnë këtë përgjatë një hapësire të bukur kodrinore.
Do ta financojmë bashkë me AADF, siç kemi bërë edhe herë të tjera, për të krijuar një lidhje me ura, me shesh-pushime, me kënde të vogla, me kopshte të vogla dhe të sigurohemi që këto dy mushkëri të komunikojnë me njëra-tjetrën, jo vetëm me rrugë, por me rrugë biçikletash, me rrugë këmbësorësh, qoftë për ata që janë me aftësi ndryshe apo për nënat dhe kujdestaret që vijnë me karrocën e fëmijëve. Mezi pres t’ia nisim edhe këtij super projekti për parqet tona”, u shpreh Veliaj./abcnews.al
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin