Google ADS

Veliaj publikon pamjet nga rruga e re që të çon te Liqeni i Çekrezës

11:18 | 2 Dhjetor 2023
K.B

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet e rrugës së Çekrezës në Zall Herr, një aks rural që të çon në liqenin e Çekrezës dhe më tej lidhet me Niklën.

“MIRËMËNGJES! Dhe me këto pamje të rrugës së re te Liqeni i Çekrezës, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Veliaj.

Përfundimi i këtij aksi pritet të rrisë edhe zhvillimin ekonomik të zonës, pasi jo vetëm i afron më shumë me tregjet, por e kthen zonën dhe në një atraksion më të lehtë për t’u eksploruar nga turistët vendas dhe të huaj.

Pas këtij investimi, Bashkia e Tiranës synon të ndërtojë edhe një tjetër aks të rëndësishëm për banorët e zonës, atë që lidh Zall Herrin me Rrugën e Arbrit./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme