Ndryshimi i orarit të punës do të sillte zgjidhje për problemin e trafikut në kryeqytet, kjo është zgjidhja që jep bashkia Tiranë.
Teksa inspektoi linjën Kombinat-Kinostudio Veliaj ftoi të gjithë qytetarët të cilët do të konstatojnë parregullsi në shërbimin urban ta raportojnë atë pranë bashkisë e cila do të marrë masa.
Bashkia Tiranë do tu propozojë institucioneve të ndryshojnë oraret e nisjes së punës për të shmangur trafikun. Këtë zgjidhje e propozoi kreu i bashkisë Erion veliaj gjatë inspektimit në linjën urbane Kombinat Kinostudio.
““Po mendojmë edhe për zgjidhje të tjera, pra si mund që me disa nga institucionet punëdhënëse të koordinojmë oraret, ku jo çdo institucion të fillojë punë në të njëjtin orar. Kjo na jep mundësi që ta sfazojmë pak fluksin e mëngjesit, duke e ndarë në disa fasha orare”, tha Veliaj.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se “Kombinat- Kinostudio” është nga linjat më të mira ndërsa së shpejti do të ndryshojë edhe autobusët firzamonikë. Veliaj ftoi qytetarët që të denoncojnë parregullsitë e konstatuara nga çdo operator i shërbimit urban.
Mënyra se si ata mund ta bëhen ‘inspektorë’ është duke telefonuar 0800-0888, të na japin targën e autobusit dhe problematikën përkatëse, ose duke e raportuar në aplikacionin ‘Tirana Ime’. Është e vetmja mënyrë se si e transformojmë çdo udhëtar në një inspektor dhe partner të Bashkisë së Tiranës, për ta bërë ‘zap’ situatën e transportit publik”, tha ai.
Linja Kombinat-Kinostudio ka një inventar prej 34 mjetesh. Me investimet e reja është parashikuar që gjysma e mjeteve të jenë të llojit fizarmonikë. Mjetet që aktualisht janë fizarmonikë do të ndryshohen gradualisht, për të futur mjete të një standardi më të mirë. Gjithashtu, në autobusët ekzistues është instaluar sistemi GPS për të monitoruar dhe për të parë në kohë reale situatën se si funksionon linja.
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...