Google ADS

Veliaj prezanton “Buxhetin 2024” për Tiranën

15:16 | 15 Nëntor 2023
K.B

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nisi diskutimet me qytetarët për prezantimin e buxhetit të vitit të ardhshëm për kryeqytetin.

Veliaj thotë se buxheti i 2024-ës është fokusuar në 3 shtylla kryesore: Inovacioni, zhvillimi i qytetit dhe ekonomia.

“Zhvillimi ekonomik i qytetit është një punë e përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë. Piramida, për shembull, si shkolla më e madhe e inovacionit në rajon, ku fëmijët mësojnë punët e të ardhmes, është një bashkëfinancim i Qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim”.

Veliaj tha se shtylla e dytë e rëndësishme e Buxhetit 2024, është nevoja sociale e qytetit.

“Ne do të investojmë për të rritur bllokun e banesave sociale sepse pavarësisht vështirësive që mund të ketë kaluar dikush në jetë, të paktën disa gjëra bazë, si strehimi apo menaxhimi i emergjencave, të cilat Bashkia e Tiranës ka treguar se di t’i bëjë mirë, të vazhdojnë edhe vitin tjetër sepse Tirana është një qytet ku askush nuk ngelet pas, pavarësisht fatkeqësisë që mund të ketë pasur”.

Arsimi, rinia dhe sporti, janë shtylla e tretë e Buxhetit 2024 për Bashkinë e Tiranës.

“E gjithë puna fantastike që është bërë me Kartën e Studentit, ka sjellë duk. Investimi që duam të bëjmë në Qytetin Studenti, me Kampusin e ri Universitar, ku do të shtojmë kapacitetet për strehim, por edhe për mësimdhënie, është i jashtëzakonshëm. Do të respektojmë edhe kërkesat e fakulteteve për t’u transferuar te kampusi i ri, ku fatmirësisht do të jetë edhe Kolegji i Europës”

Veliaj tha se së shpejti do të nisë puna për 3 linjat e shpejta të autobusëve, me korsi të dedikuara dhe pa ndërprerje./Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme