Google ADS

Veliaj pret në Tiranë ushtarin ukrainas, thotë se i falënderoi shqiptarët për mbështetjen ndaj Ukrainës

21:15 | 15 Tetor 2024
K.B

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në takim Aleksin, një mik nga Ukraina.

Veliaj ka thënë se Aleksi ka zgjedhur që pushimet e tij t’i kalojë në Tiranë.

“Kënaqësi të pres në Tiranë Aleksin, një mik nga Ukraina dhe një hero i frontit. Aleksi ka zgjedhur që pushimet e tij t’i kalojë mes nesh, duke sjellë një flamur të Ukrainës me një falënderim të veçantë për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë dhënë kontributin e tyre për popullin e Ukrainës”, shkroi Veliaj në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme