Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi se Policia Bashkiake është certifikuar me standardin ISO-9001, duke u bërë policia e parë në Shqipëri që arrin këtë vlerësim.
Sipas tij ky është një hap i madh drejt një qyteti më të madh dhe më të drejtë.
“Jashtëmase krenar që Policia Bashkiake e Tiranës është certifikuar me standardin ISO-9001 , duke u bërë e para polici në Shqipëri që merr këtë vlerësim! Ky është një hap i madh përpara në rrugëtimin tonë drejt një qyteti më të sigurt dhe më të drejtë. Nga një trupë e vogël policësh, sot jemi një ekip i fuqishëm prej 600 burrash dhe grash që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve”, shkroi Veliaj në Facebook./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza