Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ngriti flamurin në sheshin “Skënderbej” me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë.
“Përmbyllim me sukses vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut. Kemi një himn të mrekullueshëm të shkruar nga Asdreni. Himni ynë nuk është thjesht një këngë me disa vargje me rimë. Jo të gjithë nga ne donin këtë himn e këtë flamur. Kishte një grup që thoshin “Dum babën”. Historia përsëritet dhe e vetmja gjë ndonjëherë është vetë historia kur e përsërisim. Secili nga ju është ulur në gurët që kanë ardhur nga shumë troje. Ne duhet të marrim vendime të rëndësishme për ta shpallur Shqipërinë më vete. Sot duhet që ne të kemi progres. Sot duhet që t’i respektojmë njerëzit”, theksoi Veliaj në fjalën e tij.
Kryebashkiaku u ndal edhe te projekti i “Unazës së Re”, që, sipas tij, do të çlirojë Tiranën nga trafiku i rënduar.
“Nëse sot do të dëgjonim lëvizjen “Dumbabiste”, nuk do të kishim këtë shesh, atë pazar, sheshin e lojërave tek Liqeni Artificial. Tirana me Unazën e Madhe do të ketë pavarësi nga trafiku si dhe nga zaptimi. Ky qytet nuk la pa bukë hebrenjtë. Ky qytet nuk do të lë asnjë njeri pa bukë, por ne ia kemi borxh gjeneratës zhvillimin e Tiranës. Jam mirënjohës për banorët bashkëpunues”, tha Veliaj./tch
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...