Nga kombinati, ku zhvilloi takimin elektoral, për zgjedhjet e 30 qershorit, kryebashkiaku Erion Veliaj, foli edhe për protestën e opozitës të shtunën.
‘Ndërkohë që ne bëjmë planet për 30 vitet e ardhshme, është një grup që po bën planet për 30 orët e ardhshme. Pyetja ime për çdo qytetar shkodran është a kanë kënde lodra si këto, kopshte…nëse përgjigjia evidente është jo, për çfarë vini e shkatërroni Tiranën. Për ata që vinë me Molotov në Tiranë për ta shkatërruar, ju them, kujtohuni…Nëse dikush vjen nesër me dhunë me pllaka, me Molotov, a jeni krenar kur fëmijët tuaj shkojnë në shkollat që keni aty… Nëse ju vjen turp nga vetja, mos e shkatërroni Tiranën, jo vetëm nga ligji, por …..Shiheni si është Tirana, krahasojni me vendet tuaja dhe ndoshta i vetmi vendim i zgjuar nga ju është te votoni numrin 2”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, shtoi se në 30 qershor, 61 bashkitë do të fitohen nga Partia Socialiste.
“Mund t’i mbushni, fugonat edhe nesër, edhe të shtunën tjetër edhe të tjerët, por të dielën në 61 bashki qeveris PS edhe në Lezhë, në Kamëz, në Shkodër”, tha ai.
Gjithashtu Kryebashkiaku foli edhe për kampusin e ri studentor, në kryeqytet.
“Do të kemi një kampus universitar të ri me modernin në Ballkan. Ne do merremi me infrastrukturën, studentët me 10, nuk mund të jemi rinia që rri e që ha fara”, tha ai./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?