I ftuar në Top Talk, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për prurjet e reja që do të përfshihen në listat e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai tregoi se në listat e Tiranës do të ketë risi. Duke bërë një krahasim me opozitën, drejtuesi politik për PS në Tiranë, u shpreh se ata janë botë tjetër.
Veliaj: Lista do ketë shumë risi, do kemi prurje të reja për ata që u futën në platformën deputeti që duam
Flasim për botëkuptime të ndryshme, do shihni gërshetim të deputetëve me përvojë dhe të rinjtë. që të kemi një rezultat dhe më të mirë.
Kur je forca më madhe për thyer rekordin e 2017 duhet shumë punë dhe kjo është arsyeja pse në punojmë dhe të shtunë dhe të dielën.
Opozita më shumë ka debate me Instagramin, ca do postojë nga skuqja e vezëve të shtunë, të dielë.
Duket qartë kush ka zell të fitojë dhe të punojë, dhe kush e ka marrë këtë me sportivitet dhe kush nuk merr dot as votën e familjes së vetë nga Holanda.
Por pse duhet që shqiptarët t’i besojnë PS një mandat të tretë?
Duke përmendur punët e nisura si ato të rindërtimit, sistemit të drejtësisë, Veliaj përmendi edhe negociatat me BE: Kryeministri sot mori notën 10 se i thanë i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë Shqipëria. Ftesë ime për opozitën sa bën xhiro në fundjavë dhe skuq vezë dhe sponsorizon like në facebook, pse nuk lobon në Holandë./tch/
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët