Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj është ndalur këtë të martë në një takim me banorët e Petrelës, Farkës dhe Baldushkut.
Ai foli së pari për investimet në këto zona që i cilësoi si kurora e gjelbër e Tiranës.
“Kur më thonë eja të numërojmë pemët që ke mbjellë, iu them: Numërojini një më një, se aty i keni, te Liqeni i Farkës, përgjatë gjithë Lanës, i keni në Prush, në Baldushk, në Petrelë. Kudo kemi vënë dorë! Po nuk vure dorë, po nuk preke diçka, asgjë nuk ndryshon. Këta që thoshin mos ma prek parkun, mos ma prek lumin, mos ma prek Teatrin, mos ma prek Pazarin, mos ma prek Kalanë, mos ma prek Bulevardin, mos ma prek Astirin, por po nuk i preke punët me dorë nuk ndryshon realiteti. Çdo punë që kemi prekur është bërë më e mirë,” – tha Veliaj.
Kryebashkiaku nuk harroi të sjellë në vëmendje se vetëm qeverisja socialiste iu gjend pranë, në ditë të vështira, familjeve që u prekën nga tërmeti.
“Kur mendoj tërmetin, pandeminë dhe faktin si iu gjendëm pranë njëri-tjetrit, kur mendoj se vetëm në Farkë bëmë 110 shtëpi të reja, të cilat nuk do i bënim dot pa qeverinë, kur këta na thonë na jepni votën që të fitojmë Bashkinë dhe pastaj të rrëzojmë qeverinë, por këta qeverinë nuk e rrëzojnë dot me votë se nuk kanë vota. Këta nuk e rrëzojnë dot qeverinë me protesta. Qeveria punon për ne, për Bashkinë e Tiranës, për qytetarët e Farkës, Baldushkut, Petrelës. Ne qeverinë e kemi tonën, nuk e kemi të hasmit,, Në ditët më të vështira skuadra jonë qëndroi këtu, ishte këtu, nuk u largua, nuk mori mungesë. Ata për 4 vite ishin te Gjiri i Lalzit, nuk e vunë ujin në zjarr fare për hallet tona. Por, kush mungoi 4 vjet, të dielën do ngelin në klasë,” – u shpreh Veliaj.
Një tjetër mandat në krye të Tiranës, ai tha se do shërbente për të vazhduar investimet.
“Mos ia qani hallin Saliut dhe Ilir Metës, mendoni për fëmijët. Nëse fëmijët kanë një çerdhe më të mirë dhe Partia Socialiste e ka bërë, na jepni votën që të ecim përpara. Nëse sot kanë një shkollë më të mirë dhe kjo forcë politike e ka bërë, na jepni votën që të ecim përpara. Nëse ju si demokratë punoni gjithashtu tokën, jetoni me ne, kaloni te e njëjta autostradë, punoni të njëjtën tokë, do shisni te i njëjti treg, do çoni fëmijët te e njëjta shkollë bashkohuni me familjen tonë se kur jemi bashkë jemi më të fortë dhe ecim përpara,” – u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku bëri me dije se kanë filluar të 7 lotet e autostradës, nga Farka e Madhe deri në Laprakë./euronews
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...