Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u përzgjodh si një ndër 40 kryetarët e bashkive më të spikatura për hapjen e programit Iniciativat e Lidershipit, zhvilluar në Nju Jork nën kudjesin e ish-kryetarit të bashkisë atje, Michael Bloomberg.
Kjo nismë, e cila organziohet nga Bloomberg Philanthropies, Harward Business School dhe Harward Kennedy School është një përpjekje e parë në botë për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për drejtimin e një qeverie lokale.
Në këtë forum marrin pjesë kryetarë të suksesshëm bashkish të qyteteve si Uashington DC, Varshavë, Vilnus, Stokholm e të tjerë. Kryetarët e bashkive diskutuan mbi sfidat e menaxhimit të qeverisjes vendore dhe mundësitë që ekzistojnë për përdorimin e mekanizmave inovativë që rrisin dhe lehtësojnë shërbimin ndaj qytetarëve.
Kjo nismë u krijon mundësi pjesëmarrësve që të mund të përfitojnë grante për zhvillim nga Bloomberg Philanthropies.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League