Google ADS

Veliaj: Mallkimi më i madh që mund t’i ndodhë PS tani

23:56 | 26 Qershor 2017
M. A.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në këto momente PS-së nuk duhet t’i hipë vetja në qejf, me këtë rezultat në zgjedhje:

“Mallkimi më i madh që mund t’i ndodhë PS në këto momente është t’i hypë vetja në qejf”.

Veliaj deklaroi se këto zgjedhje ishin tregues se populli i Tiranës nuk do dhunë,gjumë dhe fjalë, por punë. Para mediave, në dalje të selisë rozë, Veliaj u shpreh se PS do të marrë një mandat të 18-të në Tiranë dhe ky do të jetë një rekord.

“Do kemi një mandat të 18 për PS, do jetë rekord, do jetë mandat që na jep mundësi për të vazhduar të punuar. Puna e mund dhunën, populli i Tiranës ka folur shumë qartë, që nuk do dhunë, prishje të pronës publike, deputetë që prishin këndet e fëmijëve.”

Mandatet që iu besuan Partisë Socialiste Veliaj i sheh si përgjegjësi të jashtëzakonshme, ndërsa u shpreh se me këtë rezultat kjo parti i kaloi edhe parashikimet.

“18 mandate në Tiranë janë një përgjegjësi e jashtëzakonshme. I kaluam edhe parashikimet”, deklaroi Erion Veliaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme