Google ADS

Veliaj kalon ligjin për parkingjet në kryeqytet

19:26 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Pasi votuan pro për ndihmën ekonomike, anëtarët e Këshillit Bashkiat të LSI-së kanë braktisur mbledhjen e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, i cili kërkoi votën e këshilltarëve për koncensionin e administrimit të parkingjeve në kryeqytet.

Anëtarët e LSI-së janë çuar e më pas kanë braktisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke shpjeguar se nuk janë pro idesë së dhënieve me koncensione të pasurive shqiptare në duart e biznesit pranë qeverisë.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj ka shpjeguar se parkingjet publike në Tiranë nuk do të jepen me koncension, por thjesht do të shtohet një mënyrë tjetër e pagesës së tyre nga ana e qytetarëve, përmes automatëve të stacionuar në rrugë.

“Parkingjet nuk do të jepen me koncesion, por do të shtohen mënyrat e pagesës”, tha Veliaj, teksa opozita braktisi sallën.

Nga ana tjetër këshilltarët e PS-së shpjeguan se do të shtohet një mënyrë e tretë për të paguar paratë për parkimin publik.

“Dy janë mënyrat e pagesës, asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking. këtyre opsioneve i shtohet edhe një opsion i tretë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka propozuar vendosjen e pajisjeve vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor, sqaroi Eridjan Salianji, këshilltar bashkiak i PS-së.

Prej ditësh opozita sulmon Veliajn me argumentin se po përpiqet të japë me koncension parkingjet e kthyera me pagesë prej tij, ndërsa ky i fundit kundërshton sulmin. Pavarësisht ikjes së opozitës, maxhoranca e majtë në këshillin bashkiak e ka votuar ndryshimin në fjalë të ligjit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme