Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tregua i prerë sot, kur deklaroi se subjektet e OFL-së dhe të shkarkuarit e Vettingut nuk duhet t’i afrohen fushatës zgjedhore. Teksa dha çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar për familjen e Besnik Fushës në Farkë, Veliaj theksoi se partitë e pashpresa që do të tentojnë të përdorin dhunën dhe subjektet e OFL-së në zgjedhje, nuk kanë asnjë shans të fitojnë.
“Kur vijnë zgjedhjet, disa parti që s’kanë as program, as din e iman, që s’kanë bërë ndonjë punë konkrete, do përdorin dhunën, subjektet e OFL-së dhe gjithë kontigjentin që nuk kaloi Vettingun, do na i sjellin edhe si kandidatë. Unë them se Farka është e qartë: Ne s’kemi punë me figura të OFL-së apo me njerëz që s’kanë kaluar Vettingun, e që duan të riciklohen me politikën e partive të pashpresa”, tha Veliaj.
Ai deklaroi se motoja e PS-së jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, është çdo ditë një punë konkrete. “Ne kemi punë vetëm me ata që prodhojnë rezultat. Motoja jonë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Farkë e kudo tjetër, është çdo ditë një punë konkrete. Sot shtëpia e Besnikut, dje shtëpia e Samiut, nesër një shtëpi tjetër dhe për sa kohë që çdo ditë bëjmë një punë konkrete, kjo është politika ku besoj unë dhe shpresojmë të gjithë”, shtoi Veliaj.
Për herë të parë në Shqipëri, një parti politike ka krijuar edhe një platformë online për t’i dhënë mundësinë kujtdo që mendon se ka aftësinë apo vullnetin për të përfaqësuar një komunitet të caktuar në Kuvendin e Shqipërisë, të bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, të cilat më pas do i nënshtrohen vlerësimit nga strukturat. /(BalkanWeb)/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...