Ditën e sotme, Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, në një takim me qytetarët prezanton kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës, nga Liceu Artistik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij shprehet:
“Falënderoj publikisht djem, vajza, burra dhe gra, që e kthejnë Tiranën siç ishte vite më përpara. Sigurisht që gjërat e vogla tregojnë ato që ne besojmë. Kur filluam këtë punë të gjithë së bashku, pyetja ishte, çfarë është gjëra e parë që do bëjmë? Përgjigjja ime ishte se sahati i Tiranës do të jetë gjëja më e vogël nga ku duhet të fillojmë. Ajo që është forca jonë është problemi i kundërshtarëve tanë dhe në fakt gjërat e vogla kanë vërtet rëndësi.”
Në fjalë e tij Kryetari i Bashkisë, përmendi gjithashtu se ndihma të shumta do të nisen nesër drejt qytetit të Korçës, për familjarët e prekur nga tërmeti.
“Kur je i pafuqishëm zgjidhje është dhuna. Sot është një mundësi fantastike për t’u njohur me fytyrat e reja të cilët do përmirësojnë punën tonë. PS ka qenë gjithmonë më dyer të hapura për njerëz të rinj, kushdo mund t’ja dal të jetë pjesë e jona. Ditën e nesërme për motrat dhe vëllezërit tanë në Korçë do të dërgohen ndihma, ndërresa për fëmijët, ushqime të konservuara dhe veshmbathje, ku në dispozicion do të jenë dy kamiona. Gjithashtu ju bëj me dije se ditën e nesërme parkingjet do të jenë pa pagesë.”
“Jemi të gjithë një skuadër, skuadra e Shqipërisë! Kryeministri ka qenë në bashkëpunim me ne në çdo kohë dhe së bashku me qeverinë dhe administratën e Tiranës jemi një skuadër. Dua të falënderoj listën aktuale të këshillit bashkiak. Në ditët më të vështira, kishim nevojë për ndihmën tuaj dhe ju na u gjendet aty, dhe sot më vjen mirë t’ju quaj vëllezër dhe motra socialist”, përfundoj fjalët e tij Kryetari i Bashkisë./tch/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës