Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është ndalur në njësinë 7 për të kryer ritualin e falënderimeve për mbështetjen në zgjedhjet e 14 majit.
Ai u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që punuan çdo ditë për fitoren dhe që Tirana të ecë përpara.
“Faleminderit është fjala më e bukur shqipe sepse do të thotë se i falesh nderit të dikujt që pati mirësinë të japë nga koha dhe jeta e tij për këtë fitore. Një faleminderit meritojnë edhe ata që ende punojnë për të shtruar rrugët me asfalt, për t’i ndriçuar ato, sepse ne kemi një super kapiten dhe një super skuadër, por ne fitojmë sepse punojmë përditë. Ky është sekreti i fitores sonë”, tha Veliaj.
Në gjykimin e Veliajt, fitorja tregoi se qytetarët duan që puna të vazhdojë.
“Si ka mundësi që për ne votat për kryetarin dhe votat për partinë janë thuajse barazim? Sepse njerëzit e kuptojnë se, po, bashkia ka kryetar, por ky kryetar ka edhe një skuadër që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Si ka mundësi që kundërshtarët tanë jo vetëm marrin 60 mijë vota më pak, por kur vjen puna te votat e partisë ata përgjysmohen edhe njëherë? Sepse njerëzit nuk besojnë as te kandidatit, por nuk besojnë as te ajo skuadër. Fakti që ata nuk kanë përgjigje, jo vetëm pse humbin Tiranën, por edhe pse humbin edhe gjysmën e votave të partisë, do të thotë se ata nuk kanë as kapiten dhe as skuadër. Ne kemi kapiten, kemi Edi Ramën, ne kemi skuadrën e Partisë Socialiste dhe ne kemi një program për Tiranën që ta çojmë vetëm përpara”, u shpreh kryebashkiaku.
Edhe pse Partia Socialiste ka shumicën dërrmuese në këshillin bashkiak, Veliaj iu bëri ftesë të gjithë këshilltarëve të forcave të tjera politike që të bashkëpunojnë në këtë mandate./euronews
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...