Transport publik elektrik për Tiranën. Ky është synimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e prezantoi në “Green Cities-Improved Lives”, pjesë e Forumit të Biznesit të BERZH-it për vitin 2019, që mbajti punimet në Sarajevë.
“Ambicia jonë është që në mandatin e dytë, pjesën më të madhe të financimeve të BERZH, t’i fokusojmë në atë që quhet “Programi i Qyteteve të gjelbra”, ku duam t’i japim fokus shumë të madh transportit elektrik. Kemi ecur shumë mirë me biçikletat, me taksitë elektrike; tani është radha e autobusëve dhe duam të financohet ky program”.
Përmirësimi i financave të dikasterit që drejton, sipas Veliajt ishin garancia që BERZH t’i besonte dhe garantonte një mbështetje financiare.
“Jam sot krenar jo vetëm për çka kemi arritur si Bashki, por çka kemi arritur si qytet. Fakti që BERZH sot na cilëson si një ndër qytetet më të suksesshme, që jo vetëm kemi rikuperuar financat publike që i gjetëm të falimentuara katër vite më parë, por jemi ndoshta e vetmja bashki në rajon, që financohemi direkt, pa garanci sovrane, nga institucionet bankare të huaja; është vërtet një moment që na bën të jemi shumë mirë, por e mira s’ka fund”.
Me mbështetjen financiare të BERZH-it, Tirana ka nisur investimet për shtrirjen e një linje të dedikuar ujësjellësit për të gjitha lagjet periferike të zonës së Unazës së Re dhe Kasharit, si dhe zgjerimin e kapacitetit filtrues të Bovillës./tvklan
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët